Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai sot do të pritet në një takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.
Ministri hungarez gjatë qëndrimit në Kosovës, të hënën është pritur në një takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.