Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar në lidhje me sulmin e fundit që ndodhi në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
I dyshuari J.V. pritet të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të vendoset për masat e mëtejshme ndaj tij.
Seanca gjyqësore ndaj tij pritet të nisë në orën 10:30.
Kujtojmë se Prokuroria Speciale dje ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës janë kryer disa kontrolle në disa lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme dhe pajisje të tjera.