Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B1 është ndalur pas mesnatës, sipas një planifikimi të mëhershëm.
Në njoftimin dërguar mediave, KEK-u thekson se ndalesa është e nevojshme për të siguruar që njësia B1 të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
“Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00,” thuhet në njoftimin e KEK-ut.