Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

15. Juni 2025

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

15. Juni 2025

Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

15. Juni 2025

Trump kërcënon Teheranin: Nëse Irani sul’mon SHBA-në, përgjigja do të jetë e paparë

15. Juni 2025

„Verës thyhen rregullat’, Butrin Imeri nuk i reziston këtij ushqimi

15. Juni 2025

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

15. Juni 2025

Kjo është e dashur e re VIP e Meriton Mjekiqit? Tradhtia shkak i ndarjes me Ilnisën

15. Juni 2025

Kapet me armë pa leje në qendër të Pejës, arrestohet një person

15. Juni 2025

Horoskopi ditor, 15 qershor 2025

15. Juni 2025

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik dr. Ibrahim Rugova
Ballina

Sot është ditëlindja e ish-presidentit historik dr. Ibrahim Rugova

2. Dezember 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sot është datëlindja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtarë i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën “Fjala”. Mandej, për afro dy dekada, dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e vet shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike” të këtij instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Ibrahim Rugova
Share. Facebook
Previous ArticleXuxi për Gjestin: Një djalë 24 vjeçar që fle me arush është rast për studim
Next Article Modelja e “Victoria’s Secret” rrëmbehet nga bandat në Brazil së bashku me familjen

Related Posts

Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm

15. Juni 2025

Kapet me armë pa leje në qendër të Pejës, arrestohet një person

15. Juni 2025

Gjendet i vdekur një burrë në Pejë

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Shkon në 13 numri i të vr*rëve në Izrael, 380 plagosen

Read More

Këshillat kryesore për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dielli gjatë verës

Read More

Paparacët nervozojnë Justin Bieber-in, videoja bëhet virale

Read More

Trump kërcënon Teheranin: Nëse Irani sul’mon SHBA-në, përgjigja do të jetë e paparë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.