Artistët e Teatrit Kombëtar sot kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës.
Ata kanë bërë thirrje publike ndaj institucioneve që të reflektojnë mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve.
“Ne kemi dhene dhe do te japim gjithçka per teatrin, shtëpine tonë, duke punuar pa orar, në vikende dhe festa zyrtare. Shpesh pa u respektuar as standardet minimale të trajtimit dinjitoz që meriton një artist”, thuhet ndër të tjerash.
Më poshtë keni deklaratën e plotë:
“Sot, permes këtij veprimi simbolik para Ministrisë së Kulturës, ne artistet e Teatrit Kombetar të Kosovës, bëjmë thirrje publike ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për të reflektuar mbi gjendjen e rëndë, diskriminuese dhe të papranueshme të artistëve.
Artistët janë pasuria e një shoqërie dhe ndikimi i tyre shkon përtej skenës apo ekranit, dokumentojnë ngjarjet e rëndësishme historike dhe sociale, përmes krijimtarisë së tyre ata ruajnë dhe përcjellin identitetin kombëtar dhe kulturor brezave të ardhshëm.
Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë së Kosovës ia kujtojmë se puna dhe përkushtimi ynë për Teatrin Kombëtar nuk mund të vazhdojë të keqpërdoret e të jemi me të degraduarit në rajon, të mos flasim për Europë.