Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha familjet që kanë aplikuar në programin e subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme.
Ai thotë se një numër i caktuar i aplikimeve që kanë pranuar, janë familje me vetëm 1 anëtar, që nënkupton se kryefamiljari që ka aplikuar ka harruar të shtojë anëtarët e tjerë të familjes, gjatë plotësimit të formularit.
“Meqenëse lartësia e subvencionit përcaktohet edhe nga numri i anëtarëve të familjes, është e rëndësishme që në formularin e aplikimit të shtohen të gjithë anëtarët me të cilët banoni aktualisht”, thotë Murati.
“Për t’u marrë parsysh në muajin vijues, përditësimi duhet të bëhet më së largu me 30 nëntor 2024. Anëtarët mund të shtohen tek pjesa e paraqitur si në vijim, dhe pasi të keni përditësuar numrin e anëtarëve, e ri-dërgoni aplikimin tuaj duke klikuar “Apliko””, thotë tutje.