Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuestruar në Vushtrri.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24-orësh.
“Policia e Kosovës me kërkesë te zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar kanë arritur që ta lokalizojë një veturë te një person mashkull kosovar. Vetura e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thotë policia.