Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se po e falimenton ndërmarrjen publike “Pastrimi”.
Besart Krasniqi, asamblist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal tha se 900 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë.
Ai po ashtu në një konferencë për media ka bërë thirrje që të anulohet tenderi për menaxhimin e mbeturinave, në vlerë prej 16.5 milionë eurosh.
Por, për këtë çështje janë deklaruar edhe nga pushteti lokal në kryeqytet.