Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Dafina Zeqiri bën dedikimin e veçantë për të birin, teksa pozon si asnjëherë më parë

17. Juni 2025

Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin

17. Juni 2025

Rregullat për një mëngjes të shëndetshëm

17. Juni 2025

Këngëtari rrëfen sakrificat pas suksesit dhe besimin që nuk e tradhtoi

17. Juni 2025

Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret

17. Juni 2025

Kompania “Bazan” në Izrael mbyll të gjitha rafineritë pas sul’mit nga Irani

17. Juni 2025

Brad Pitt i lumtur krah të dashurës së tij

17. Juni 2025

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

17. Juni 2025

Duda Balje kundër bojkotit të institucioneve: Duhet zgjidhje, jo bllokim

17. Juni 2025

Protestë kundër bllokadës në Kuvend

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
A do të sjellë 2025-a një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?
Ballina

A do të sjellë 2025-a një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

20. November 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Sistemi i ri i Hyrje/Daljes (EES), i cili synon të dixhitalizojë dhe përmirësojë kontrollin kufitar për shtetasit jo të BE-së duke regjistruar të dhënat biometrike, dhe ETIAS, që kërkon autorizim paraprak për udhëtarët pa viza, janë vonuar disa herë për shkak të sfidave teknologjike dhe logjistike, ndërsa zbatimi i tyre pritet të nisë gradualisht deri në vitin 2025.

Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES).

Ky sistem i ri nënkupton se kur një shtetas jo i BE-së hyn në cilindo prej 29 vendeve të zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, ai duhet ta regjistrojë emrin e plotë dhe kombësinë, t’i japë gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohet – sipas të gjitha gjasave në një kabinë me vetëshërbim.

Sistemi u miratua nga BE-ja në fund të vitit 2017 dhe do ta heqë vulosjen manuale të pasaportave jo të BE-së, përkatësisht do ta zëvendësojë sistemin e vjetër me një bazë të madhe elektronike të të dhënave.

Sipas Komisionit Evropian, sistemi i ri do të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt, do t’i ndihmojë shtetasit e vendeve të treta të udhëtojnë më lehtë, do t’i identifikojë përpjekjet për ta tejkaluar kohën e lejuar të qëndrimit, ose për fshehje të identitetit.

Megjithatë, ai nuk u funksionalizua – as më 10 nëntor siç ishte planifikuar, e as në datën rezervë, më 17 nëntor.

Por, për të qenë më të saktë, datat nuk u përcaktuan kurrë me vendosmëri.

Flitej që kjo mund të ndodhte dikur edhe në tremujorin e fundit të këtij viti dhe nuk ishte hera e parë që u shty.

As në vitet 2022 dhe 2023, sistemi i ri nuk ishte gati.

Dhe, shtrohet pyetja: përse këto vonesa të vazhdueshme?

Një përgjigje është se bëhet fjalë për një ndërmarrje masive të teknologjisë informative dhe, në këtë shkallë, ajo nuk ka qenë e testuar më parë.

Kur në tetor, ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord se prezantimi në nëntor nuk është i mundur, ishin Franca, Gjermania dhe Holanda – tri shtete anëtare me shumë pika të hyrjes – që e frenuan.

Ministria e Brendshme gjermane tha atëkohë se sistemit qendror kompjuterik, që do ta mbështeste sistemin e ri, e që mbikëqyret nga agjencia e BE-së, eu-LISA, i mungon “stabiliteti dhe funksionaliteti i nevojshëm”.

Një diplomat i BE-së, i cili ka dijeni për çështjen, u shpreh edhe më ashpër, duke i thënë Radios Evropa e Lirë se i gjithë sistemi është “i dobët” dhe se nuk është testuar përpara nisjes zyrtare.

 
 

Ndërsa agjencia e BE-së, eu-LISA, tha se të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gati teknikisht, ka frikë se sistemi i ri do të krijojë kaos në qendrat kryesore të kontinentit, duke goditur kështu biznesin dhe turizmin me radhë masive kufitare.

Një nga problemet është se BE-ja donte ta lansonte sistemin kudo në të njëjtën kohë. Por, në Bruksel tani flitet për një qasje me faza, që do të thotë se rregulloret e miratuara tashmë, duhet të ndryshohen.

Kjo mund të bëhet nëse ka vullnet politik, i cili duket se ekziston, por i takon Komisionit Evropian të përcaktojë se çfarë do të thotë saktësisht qasja me faza.

Ndërkohë, shumë qendra dhe pika kufitare do të vazhdojnë të përgatiten për lansimin eventual të sistemit në vitin 2025, duke shtuar më shumë barriera automatike dhe kabina të vetëshërbimit, si dhe duke trajnuar stafin dhe rojet kufitare.

Pasi të funksionalizohet ky sistem, qytetarët jashtë BE-së i pret edhe një gjë tjetër.

Plani është që rreth gjashtë muaj më vonë, të procedohet me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Ky do t’i mbulojë të gjithë udhëtarët e përjashtuar nga vizat me BE-në, përfshirë shtetasit e SHBA-së dhe Britanisë, por edhe ukrainasit, gjeorgjianët dhe moldavët, si dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Vlen të theksohet se marrja e miratimit nga ETIAS-i nuk është vizë dhe nuk garanton hyrjen.

Autorizimi, i vlefshëm për tre vjet, do të kushtojë 7 euro dhe do të duhet të plotësohet nga të gjithë personat e moshës 18 deri në 70 vjeç.

Përjashtime do të mund të bëjnë individët me viza dhe leje qëndrimi, refugjatët, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe pasagjerët transit në aeroporte.

Për ETIAS-in, BE-ja ra dakord në vitin 2018 dhe, sikurse EES-ja, ai është pjesë e përpjekjeve për ta bërë zonën Schengen më të fuqishme dhe më të kontrolluar.

Me imigracionin sërish në krye të agjendës politike në të gjithë bllokun, ka të ngjarë që të ketë një shtytje të fortë nga disa shtete anëtare, si dhe nga vetë Komisioni Evropian, për t’i funksionalizuar të dyja sistemet në vitin 2025./REL/

BE
Share. Facebook
Previous ArticleSot bëhet funerali i Liam Payne
Next Article Ndërron jetë në Spanjë shoku i ngusht i Cllevios, ishin dyshe e njohur në Tik-Tok

Related Posts

Dafina Zeqiri bën dedikimin e veçantë për të birin, teksa pozon si asnjëherë më parë

17. Juni 2025

Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin

17. Juni 2025

Rregullat për një mëngjes të shëndetshëm

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Dafina Zeqiri bën dedikimin e veçantë për të birin, teksa pozon si asnjëherë më parë

Read More

Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin

Read More

Rregullat për një mëngjes të shëndetshëm

Read More

Këngëtari rrëfen sakrificat pas suksesit dhe besimin që nuk e tradhtoi

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.