Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

16. Juni 2025

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

16. Juni 2025

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

16. Juni 2025

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

16. Juni 2025

Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, publikon video

16. Juni 2025

Jo si modele, Kaderin do ta shohim në tjetër profesion

16. Juni 2025

Shqipëria në samitin e SEECP mbështet Izraelin, kritika për Iranin bërthamor

16. Juni 2025

Dietat përkeqësojnë depresionin

16. Juni 2025

E rëndë për familjen Fazliu, 54-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë

16. Juni 2025

Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

16. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Reagon zyrtarisht Federata Rumune e Futbollit – akuzon Kosovën për komplot: Delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik tha
Ballina

Reagon zyrtarisht Federata Rumune e Futbollit – akuzon Kosovën për komplot: Delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik tha

16. November 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas ndeshjes të së premtes mbrëma me Kombëtaren e Kosovës duke shkruar se “Ky veprim tregon mungesë respekti për sportin”.

Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutat shtesë pasi futbollistët dardanë lëshuan fushën dhe nuk pranuan të kthehen në fushë pas thirrjeve “Serbia, serbia” dhe “Kosova është Serbi”.

Kështu, gjyqtari kryesor i ndeshjes vendosi ta ndërpres ndeshjen me vetëm futbollistët rumun në fushë dhe që nga ai moment ka pasur reagime të ndryshme.

Sot (e shtunë), pas reagimit zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Federata Rumune e Futbollit, e cila ka fajësuar ekipin dardanë për komplot me paramendim, mungesë respekti për futbollin, teksa presin rezultat pozitiv nga UEFA.

“Është e rëndësishme të theksohet se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe as një herë nuk është dëgjuar slogani “Kosova është Serbi”. Për më tepër, dëshirojmë t’ua rikujtojmë të gjithëve vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s lidhur me një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes së vitit të kaluar ku Kosova ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Vendimi bëri të qartë se slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë procedurën me tre hapa. Këtë aspekt e ka ripërsëritur edhe delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik të mbrëmshëm para ndeshjes, gjë që dëshmon se zyrtarët kosovarë e dinin se cilat ishin pasojat kur lojtarët e tyre shkuan në dhomat e zhveshjes“, thuhet aty.

Reagimi zyrtar i Federatës Rumune të Futbollit


Federata Rumune e Futbollit (FRF) shpreh zhgënjimin e saj të thellë me sjelljen e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kundërshtarë në ndeshjen e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve.

Besojmë se akuzat që vijnë nga ekipi mysafir janë të pabaza dhe besojmë fuqimisht se veprimet e tyre ishin të paramenduara. FRF falënderon gati 50 mijë tifozët rumunë të pranishëm në stadium për qëndrimin e qytetëruar dhe përmbajtjen sa më shumë që të jetë e mundur nga reagimi ndaj provokimeve të lojtarëve kosovarë.


Është e rëndësishme të theksohet se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe as një herë nuk është dëgjuar slogani “Kosova është Serbi”. Për më tepër, dëshirojmë t’ua rikujtojmë të gjithëve vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s lidhur me një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes së vitit të kaluar ku Kosova ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Vendimi bëri të qartë se slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë procedurën me tre hapa. Këtë aspekt e ka ripërsëritur edhe delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik të mbrëmshëm para ndeshjes, gjë që dëshmon se zyrtarët kosovarë e dinin se cilat ishin pasojat kur lojtarët e tyre shkuan në dhomat e zhveshjes.

Është për të ardhur keq që një ekip futbolli zgjedh të largohet nga fusha dhe të tërhiqet në dhomën e zhveshjes vetëm dy minuta para vërshëllimës së fundit, duke parë se nuk ka mbetur kohë për të arritur një rezultat të favorshëm. Ky veprim tregon mungesë respekti për sportin dhe mospërfillje totale për lojën e ndershme.

Lidhur me incidentin e supozuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes të sjellë nga federata e Kosovës, ne e mohojmë kategorikisht ekzistencën e tij. Asnjë zyrtar i FRF-së nuk ishte i përfshirë dhe, në fakt, ishte delegacioni nga Kosova që nisi një konfrontim me gazetarët rumunë në fund të deklaratave të të ftuarve. Kjo mund të konfirmohet nga të gjithë përfaqësuesit e mediave të pranishëm në zonë.

FRF beson fuqishëm se futbolli promovon vlera që ndikojnë pozitivisht në shoqëri dhe ka fuqinë për të dhënë shembuj për brezat e ardhshëm. Fatkeqësisht, sjellja e delegacionit kosovar dhe veçanërisht e lojtarëve të saj në Bukuresht, shërben si shembull se “si të mos veprohet” në sportin profesional.

Ne presim vendimin e UEFA-s në lidhje me këtë. Megjithatë, duke pasur parasysh refuzimin e Kosovës për të përfunduar ndeshjen në fushë dhe lojtarët që shkojnë në dhomën e zhveshjes pa pëlqimin e gjyqtarit, mund të ketë vetëm një rezultat, atë në përputhje me parimet e lojës.

FRF
Share. Facebook
Previous ArticlePolicia e Kosovës pajiset me automjete të reja, do të shërbejnë për aksione të veçanta
Next Article “24 orë i ki me Xheneten, se tani unë …”, Driloni ngacmon rëndë Gjestin

Related Posts

Jo vetëm Granit Xhakën, Igli Tare kërkon të afrojë te Milani dhe yllin tjetër shqiptar

15. Juni 2025

Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

14. Juni 2025

Fjalë që prekin zemrat, dedikimi i Mihrie Brahës për vjehrrën

14. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

Read More

Gerta Gixhari për Gjestin: E kam uruar për këngën e re, më pëlqeu shumë

Read More

Gjykata shpall të pafajshëm Gjikon, në lidhje me akuzën për dhunim

Read More

A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.