Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka theksuar Ahmeti.