Një person është arrestuar përgjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor për ditën e diel.
Në raport sqarohet se i dyshuari kishte tentuar t’ua japë 20 euro në mënyrë që t’i shmanget pagesës së sigurimit të automjetit.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, thuhet në njoftimin e PK’së