Një grua në Ferizaj bashkë me vajzën e saj të mitur, kanë kërcyer nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu katin e dytë të shtëpisë, dje.
“Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.