Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka thënë se deri në fundit të marsit të vitit të ardhshëm synojnë që t’i largojnë nga rrugët mbi 1 500 qenë endacakë.
Brestovci ka thënë se arrijnë që brenda javës t’i trajtojnë deri në 50 qenë, ndërsa nga 11 shtatori kur është funksionalizuar strehimorja, kanë kapur 268 qenë endacakë.
“Të them të drejtën është duke shkuar shumë mirë, është duke komplet sipas dinamikës që e kemi paraparë për këtë fazë sepse pastaj do të rrisim dinamikën. Më gëzon fakti se nga 11 shtatori kur e kemi funksionalizuar qendrën e veterinarisë e deri më sot i kemi kapur 268 qenë të cilët janë trajtuar dhe të gjithë këta janë dhënë për adoptim. Kështu që po punojmë me këtë ritëm, diku ndërmjet 40 dhe 50 qenë brenda javës”.