Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi, mori pjesë në punëtorinë me mësimdhënës për rolin e shkollës në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz si dhe në prezantimin e doracakut për mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, të organizuar nga Ministria e Arsimit e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë.
“Ademi tutje tha se, MASHTI ka qenë dhe vazhdon të jetë aktiv në zbatimin e strategjive nacionale për parandalimin e trafikimit të njerëzve. Ai përmendi se MASHTI ka integruar këtë temë në kurrikulat arsimore dhe programet lëndore, veçanërisht në edukatën qytetare dhe aftësitë për jetë. Gjithashtu, zëvendësministri Ademi tha se, përmes trajnimeve të mësimdhënësve dhe bashkëpunimit me partnerët, MASHTI ka ngritur kapacitetet e shkollave për të trajtuar këtë tematikë, në mënyrë ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare, duke synuar një rol parandalues më efikas”, thuhet në njoftimin e MASHTI.