Një nënë në Fushë Kosovë ka raportuar se është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së dielës. Raportimi nga viktima thuhet të jetë bërë mëngjesin e së shtunes.
“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë / 19.10.2024 – 10:30. Viktima f/k (femër kosovare) është ofenduar dhe sulmuar nga vajza e saj e dyshuara f/k. Nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në njoftimin e PK’së.