Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

17. Juni 2025

Mbi 450 të vr’arë në Iran që nga e premtja

17. Juni 2025

Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

17. Juni 2025

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

17. Juni 2025

Bieber pas kritikave për sjelljen e tij: E di që jam i thyer…

17. Juni 2025

Bebe Rexha performoi në një dasmë luksoze në Kroaci

17. Juni 2025

Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
“Mos qofsha n’lëkurën e Albinit!”, Lajçi i reagon Pacollit dhe zbulon: Ky politikan dha para me thasë për t’i përçarë shqiptarët
Lajme

“Mos qofsha n’lëkurën e Albinit!”, Lajçi i reagon Pacollit dhe zbulon: Ky politikan dha para me thasë për t’i përçarë shqiptarët

18. Oktober 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka dhënë para me thaës Milan Radoiçiqit, për t’i përçarë shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Lajçi ka kritikuar kreun e AKR-së Behgjet Pacolli, i cili ka zbuluar së fundmi se ia kishte kërkuar Radoiçiqit votën për Vjosa Osmanin president, përcjell Bota sot.

“…mos qofsha n’lëkurën e Albin Kryeministrit, se isha çmendë ditën për drekë!”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Dhe ia arriti qëllimit Vuçiq e Daçiq

„Përçaj e sundo“

Po shkruaj, se unë ditën rri me At Fishtën e natën me vinë n’andërra kryetrimat e tij; „Osoja, Deda, Marashi, Kërrni Gila…“ e mos o Zot me m’ardhë Abdixhiku, Memli, Ramushi apo Fatmiri“!

Në andërr e shoh Cubin e Cetisë tue folë me Knjazin; – kallxojau kuletën shqiptarëve gospodar, ndaç me i sundua, se për pare Shqipninë ta shesin!

– Përçaj e sundo o Gospodar i thotë, e Knjazi ia mbushë strajcën dinarë dhe e nisë për Shkodër! „Shko, mbushjau gushën dinarë e mos fol“!

Dhe erdhi dita e Vuçiqit (gospodarit), edhe ky i paska pasë dhanë pare me thasë Radojçiqit, e ky i bani pikë e pesë shqiptarët!

Prandaj Vuçiqi s’e dorëzon kurrë Radojcën, mashën,(kuletën) e vet; – përçaj e sundo asht motoja e „dreqit kojshi“ dhe ata s’e harrojnë traditën e përçarjes, sikur neve që s’e harrojmë traditën e shitjes me pare!

Po, erdhi dita „Përçaj e sundo“, sepse shqiptari asht i vetmi rod që pa e pyet kallxon për tjetrin, siç kallxoi miljarderi ynë për Radojçiqin, që e paska pasë lutë për nji kokërr vote për Vjosën, e ajo kokërr sigurisht se i ka kushtua qinda mija euro Bacës!

E paska pasë hapë kuletën Vuçiqi, sepse adetet e t’parëve si harron thiu kojshi, nuk asht si ne, që i harrojmë Adem e Shkelzen e Agim, dhe tokën, la me gjakun e tyne e shesim për pare!

– Parja baco parja, ajo e kthen ujin përpjetë e këta e bajnë kahre edhe Ushtrinë e vet, „se qyshë, demek, paska mbetë pa bukë“, që ta merr vesh Vuçiqi se n’çfar deregjeje ka ra shteti i tyne!

– E bajnë kahre robin e vet, „se si ajo bija e tyne i paska thanë vëlla Simiqit!

– Qyshë i paska puthë nga tri herë n’faqe, jo n’buzë, „gospodarët“ e Listës Serbe, ajo nusja e PDK-së!“

Tani parja e serbit asht çua peshë në xhepat e partive tona, analistëve tanë, gazetarëve, OJQ-ve e Televizioneve e mos qofsha n’lëkurën e Albin Kryeministrit, se isha çmendë ditën për drekë!

Paj po druaj; – mos po e blejnë Kosovën pa e shkrepë as nji plumb bre bacë!

Çun lajqi
Share. Facebook
Previous ArticlePrishtinasi alarmon Policinë se ia vodhën veturën, 3 javë pasi ia gjejnë i kujtohet se harroi vendparkimin
Next Article Moti me diell dhe vranësira të shpërndara

Related Posts

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren

17. Juni 2025

Duda Balje kundër bojkotit të institucioneve: Duhet zgjidhje, jo bllokim

17. Juni 2025

Protestë kundër bllokadës në Kuvend

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

Read More

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

Read More

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Read More

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.