Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Gjilan ka identifikuar dhe shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) eurosh, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit, i cili në foton e dërguar në E-mailin zyrtar shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë.