Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Fotoreporteri i “New York Times”-it: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte
Ballina

Fotoreporteri i “New York Times”-it: Kosova, një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte

9. September 20244 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Alan Chin, fotoreporteri i “New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit1998, ka vizituar Prishtinën të hënën.

Teksa mori pjesë në një bashkëbisedim me “Reporting House”, fotografi i njohur, ka thënë se Kosova është një prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti pas lufte nga vendet që ka vizituar pas lufte.

“Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër”, ka thënë ai.

Chin ka treguar historinë e tij, se si ka mbërritur deri në Kosovë gjatë luftës, dhe se sa shokuese ka qenë kur i ka parë fotot e para nga Kina.

“Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje, kështu një ditë thashë që dua të lë punën”, ka thënë ai.

Ai, po ashtu ka theksuar se gazetarët kanë sot më shumë liri e se “koha ka ndryshuar”.

“Kam qenë në një angazhim nga New York por kam qenë freelancer, dhe nëse jeni studentë të gazetarisë besoj se e dini që nuk ka lidhje ku je, është njëjtë vështirë të kryesh këtë punë. Ju keni më shumë liri sot, në atë kohë ne kemi pasur më shumë kufizime. Nuk kemi pas shpërndarje kaq të madhe, mirëpo te liria ka qenë më ndryshe”.

“Është prej vendeve që ka ndryshuar më së shumti nga vendet që kam vizituar pas lufte. Lubjana s’ka ndryshuar aspak. Kur kam qenë për herë të parë këtu kam qenë 26 vjeç, por ka qenë një jetë tjetër. Sikurse njerëz të shumtë, kam qenë student dhe unë i interesuar në fotografi. Babi im ka qenë fotograf shumë i mirë dhe unë km qenë pjesëtari i parë i familjes time i lindur në Amerikë. Tash kuptohet që me çështjen e zgjidhur të vizave mund të udhëtoni ku të doni, por në atë kohë ka qenë udhëtim që është bërë një apo dy herë në jetë. Prindërit e mi kanë ardhë në Amerikë dhe kurrë nuk ishin kthyer në Kinë, kishin punuar me pagesë të ulët, i kam marrë 144 fotografi vetëm kam mundur t’i bëjë në total gjatë vizitës time në Pekin, tash këto do t’i bëja për 10 minuta”, ka thënë Chin.

Ai ka treguar se kanë qenë disa fotografi ato që e kanë inspiruar të vijë në në Ballkan, ndërsa ka ndarë edhe historinë e rrugëtimit të tij, nga Kina në Paris.

“Kur kam ardhë në Kosovë, shpesh më është harxhuar filmi por për fat të mirë ka pas dyqane të fotografisë ku kemi mundur të blejmë. Ish-Jugosllavia, jetoni në një shtet të pavarur tash dhe e keni fituar këtë të drejtë, për njerëzit e gjeneratës sime e shihnim këtë si kolapsi i ish-Jugosllavisë, më kujtohet kur kam qenë 18 vjeç dhe kam punuar për vetë menaxhimin, ka pasur shumë diskutime për Jugosllavinë. Ka qenë shokuese që të shihet një gjë e tillë nga distanca, kam qenë i ri nuk kisha bërë asgjë në Kinë por isha duke punuar për një agjenci”.

“Në verën e ‘95 ishim duke parë fotografi, gjëra të tmerrshme që kishin ndodhur. Shihja këto dhe thoja çfarë jam duke bërë, duhet të jem atje, kështu një ditë thashë që dua të lë punën, as nuk kisha kursime, thjesht kam marrë një rrogë dhe kam blerë biletë për Paris, dola prej aeroplanit në Paris dhe shkova mora kreditimin e gazetarisë. Kam pas pak punë në Amerikë, disa referenca, dhe thashë se po Shkoj në Sarajevë, por nuk kishte fluturime dhe ish dashtë me autobus, lufta sapo kishte përfunduar, doli të jetë praktikë e mirë kjo, ndoshta më mirë që ishte kry lufta, sepse ekspozimi parë nuk do duhej të ishte me masakra e qindra vra’sje në vit”, ka thënë Chin, raporton EO.

Alan Chin
Share. Facebook
Previous ArticleTrixa ekspozon trupin në fustan të ngushtë
Next Article Kush janë dy finalistët e BBV-së që u takuan “fshehurazi”?

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.