Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Ballina

Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave

8. September 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të cilat do të ndihmojnë në diagnostikimin e së paku katër çrregullimeve metabolike.

Ato përfshijnë sëmundje si hipotiroidizmi kongjenital dhe fenilketonuria, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme mentale dhe neurologjike, nëse nuk trajtohen në kohë.

Ekzaminimet e reja do të mund të diagnostikojnë edhe fibrozën cistike, e cila e bën të vështirë për fëmijët e prekur të marrin frymë ose ta tresin ushqimin, si dhe galaktozeminë, e cila nuk e lejon trupin ta përpunojë sheqerin që gjendet në produktet e qumështit.

Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është vendimtar, pasi ndërhyrja në kohë mund t’i parandalojë pasojat apo vonesat e mëdha në zhvillim.

 

Pajisjet për këto ekzaminime – në vlerë prej më shumë se 109 mijë eurosh – i ka blerë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i cili ka nën mbikëqyrje QKUK-në dhe spitalet rajonale.

Tash për tash, ekzaminimet e tilla kryhen vetëm jashtë Kosovës.

“Jetike për kujdesin shëndetësor”

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Neonatologjisë, Luan Morina, thotë se bazuar në numrin e përgjithshëm të lindjeve, brenda vitit në Kosovë mund të ketë pesë deri në gjashtë raste me sëmundjet e lartpërmendura.

Sipas tij, ekzaminimet për to do t’i bëhen secilës foshnje në QKUK, brenda pesë ditësh nga lindja.

“Skriningu [ekzaminimi] neonatal është pjesë jetike e kujdesit shëndetësor dhe qëllimi i tij është zbulimi i hershëm i sëmundjeve kongjenitale. Nëse detektohet herët se fëmija ka sëmundje të tilla, masat e trajtimit dhe mjekimet janë më të lehta”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

“Deri më tash, te rastet që kemi dyshuar, ne i kemi kërkuar ekzaminimet e tilla, por ato janë bërë jashtë vendit”, shton ai.

Morina nuk jep ndonjë afat specifik se kur do të nisin ekzaminimet në fjalë në QKUK, por thotë se brenda pak muajsh – derisa të montohen pajisjet dhe derisa stafi të trajnohet në mënyrë adekuate.

Mynevere Latifi-Hoxha, pediatre në pension, thotë se shumë sëmundje të padukshme në fillim, mund të zbulohen me ekzaminime adekuate dhe të trajtohen me sukses.

Latifi-Hoxha, e cila për disa vite ka udhëhequr Klinikën e Neonatologjisë, thotë se edhe në kohën kur ajo ka punuar aty, ka pasur kërkesa për blerjen e aparaturave, por se, veç premtimeve, nuk është realizuar asgjë.

“Është shumë e rëndësishme që shteti të ofrojë mundësi për bërjen e këtyre analizave, sepse janë disa sëmundje që mund të zbulohen herët, me një pikë gjaku. Dhe, nëse bëhet një laborator i mirë, mund të zbulohen edhe sëmundje të tjera”, thotë Latifi-Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Në QKUK, brenda 24 orësh, lindin rreth 30 foshnja.

Vitin e kaluar, në Raportin e Progresit të përpiluar nga Komisioni Evropian, është thënë se vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë mbetet problem serioz, pasi 16 në 1.000 prej tyre vdesin përpara se t’i mbushin 5 vjet.

Kjo shifër, sipas atij raporti, është tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Si shkaktare të vdekjeve janë përmendur sëmundjet jongjitëse.

Po sipas atij raporti, cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, përgjithësisht, është shqetësuese, ndërsa përgjegjshmëria institucionale e ofruesve të shëndetit publik, është e ulët.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për sfidat që hasen në klinika të ndryshme të QKUK-së, nisur nga mungesa e çarçafëve deri te keqadministrimi i barnave.

Por, në fillim të kësaj vere ka pasur edhe disa renovime të konsiderueshme në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, të cilat i kanë përmirësuar kushtet si për pacientet, ashtu edhe për të porsalindurit. /REL/

QKUK
Share. Facebook
Previous ArticleU kritikua, Edon Zhegrova e krahason sërish veten me luan
Next Article Policja që u bë virale para pak muajsh bëhet kampione e Kosovës në “bodybuilding”

Related Posts

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Kujt i përket paga e 13-të? Ministri Murati sqaron qëndrimin

12. Februar 2026

Naim Murselit i refuzohet kërkesa për takim me Behgjet Pacollin

11. Februar 2026

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.