Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

17. Juni 2025

Mbi 450 të vr’arë në Iran që nga e premtja

17. Juni 2025

Këto janë shenjat e horoskopit që preken më shumë nga fjalët e të tjerëve

17. Juni 2025

Digjen mbi tre hektarë pisha në Parkun e Sllatinës, shkak pakujdesia e një qytetari

17. Juni 2025

Bieber pas kritikave për sjelljen e tij: E di që jam i thyer…

17. Juni 2025

Bebe Rexha performoi në një dasmë luksoze në Kroaci

17. Juni 2025

Qetësohen gjakrat, Enca e Trejsi pajtohen?

17. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnjë e Hercegovinë
Ballina

Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnjë e Hercegovinë

28. August 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës, njoftoi Qeveria e Serbisë.

 

Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Vellika Gospojina dhe të vendoste lule në sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990-të.

“Edhe pse kabineti i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Serbisë i kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informatat e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, e madje kanë deklaruar qëllimin e vizitës, autoritetet në federatë, me heshtjen dhe mospërgjigjjen e tyre, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim”, thuhet në komunikatën që transmeton shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Në njoftim thuhet, gjithashtu, se Ambasada e Serbisë i ka respektuar të gjitha procedurat e kërkuara, por pavarësisht kësaj, autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë nuk i janë përgjigjur kërkesës.

Deri në publikimin e këtij lajmi, autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë nuk u deklaruan në lidhje me këtë rast.

Vulini, megjithatë, arriti në ceremoninë në Pale, por me veturë zyrtare, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Vulinit nuk iu dha leje për të fluturuar në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, kur ishte dashur të merrte pjesë në hapjen e një ekspozite kushtuar vuajtjeve të serbëve në Luftën e Dytë Botërore në Prebillovci – një fshat në jug të Bosnjës.

Siç shpjegoi në atë kohë ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, Vulinit nuk i është dhënë leja për të arritur në Bosnje me helikopter, pasi kërkesa ka mbërritur shumë vonë dhe se ai nuk ka dashur t’i shkelte procedurat, meqë është person, i cili “e minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës çdo ditë”.

Pas kësaj ngjarjeje, Serbia i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, duke vlerësuar se një vendim i tillë “nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Vulini arriti në manifestimin në Prebillovci të nesërmen.

Share. Facebook
Previous ArticlePaga minimale rritet në 350 euro bruto
Next Article Melinda për veten: “Më realja”

Related Posts

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

17. Juni 2025

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

17. Juni 2025

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

17. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ferizaj: Policia sekuestron dy armë pas kontrollit në shtëpinë e një 24-vjeçari në Greme

Read More

“Stresi nuk i ka marrë paratë e BBVK-së”, babai i tij demanton Rrezart Veleshnjën

Read More

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Read More

Kush është “më i fortë” – Izraeli apo Irani?

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.