Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka thënë se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc është shkruar një grafit “vdek’je shqiptarëve”.
“Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, shkroi ai në Facebook.
Kjo ndodhi një ditë pasi shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.