Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Dieta e mollës, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë
Shëndeti

Dieta e mollës, për të pastruar trupin dhe për të humbur peshë

10. August 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Prej sa kohësh nuk detoksifikoni trupin tuaj? Dëshironi të humbni disa kile më shumë? Dieta e mollës është ajo që bën për ju.

Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike, pasi ka përbërës të përballueshëm nga të gjithë. E vetmja gjë që duhet të merrni në konsideratë është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë 5 ditë dhe ditën e parë mund të ndjeni mungesë energjie. Por ka përfitime nëse e ndiqni në mënyrë dhe kohën e rregullt.

Dita e parë e dietës konsiston në konsumin vetëm të mollës. Është dita ku do të keni pak uri, por dhe ku do të humbni më shumë peshë, rreth 1.5 kg. Por mos u shqetësoni për ushqyesit, pasi mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. As për mungesë energjie mos u shqetësoni pasi trupi do të shfrytëzojë atë që është i magazinuar dhe kjo është arsyeja pse do të humbni më shumë peshë këtë ditë. Në mëngjes dy mollë ,në drekë një mollë dhe në darke 3 mollë.

Në ditën e dytë shtohen perimet për të mos pasur uri. Vaji i ullirit furnizon me yndyra që hidratojnë dhe përmirësojnë cilësinë e qelizave. Për shije shtoni kripë deti.

Në mëngjesin e ditës së dytë konsumoni një mollë dhe një gotë qumësht soje. Për drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga dy karrota, një selino e vogël, gjethe mente, kripë dhe piper. Ndërsa në darkë vetëm dy mollë.

Në ditën e tretë të dietës trupi do të nisë të marrë proteina të cilësisë së mirë. Mund të shtoni djathtë, vezë apo tofu. Në mëngjes një mollë, dy vezë të rrahura dhe një fetë bukë integrale. Në drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga një kastravec, një domate, gjysmë avokado, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripë e piper. Në mbrëmje një mollë dhe një sallatë të përbërë nga fileto gjeldeti, dy karota, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripe e piper.

Dita e katërt parashikon konsumimin e karbohidrateve komplekse. Gjatë ditës mund të pini sa çaj të doni, por rekomandohet çaj jeshil apo çaj i zi. Në mëngjes një smoothie molle, dy rrënjë selino, gjysmë panxhari të kuq të vogël, gjysmë gote qumësht soje. Në drekë një mollë dhe supë thjerrishtash dhe një filxhan çaj të zi. Në mbrëmje një mollë dhe supë perimesh, gjysmë patate të zier dhe një filxhan çaj jeshil.

Dhe dita e pestë dhe e fundit parashikon lloje të ndryshme ushqimesh.Nëse keni ndjekur këtë dietë metabolizmi juaj do të jetë përshpejtuar pra do të thotë që i shfrytëzon më mirë substancat që përthith. Mund të zëvendësoni patatet klasike me ato të ëmbla apo thjerrëza e fasule.

Në mëngjes një mollë, dy vezë të ziera dhe perime të pjekura. Në drekë një mollë, peshk në furrë, gjysmë patate të zier dhe perime në avull. Në mbrëmje një mollë, pesë thelpinj arra dhe gjysmë gote qumësht bajamesh.

Ajo që rekomandohet gjatë kësaj diete është të pini shumë ujë.

Molla
Share. Facebook
Previous ArticleMoti sot!
Next Article 2po2 dhe Capital T rikthehen me një tjetër duet

Related Posts

Dr. Gorani : Të prekur nga sëmundjet e zemrës në rritje, përfshirë të moshës 20 deri në 30 vjeç

28. Januar 2026

Cili element i rëndësishëm iu mungon në trup nëse ju shfaqen ulçërat e gojës?

29. Dezember 2025

Si mund të ndikojë në shëndet konsumi i rregullt i pjeshkave?

13. Juli 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.