Holanda arriti ta fitonte medaljen e artë olimpike në “Paris 2024” në disiplinën vrapim 4×400 metra.
Femke Bol ishte atletja e fundit e Holandës dhe pak metra para fundit ajo ishte e pozicionuar në vendin e katërt.
Por në sekondat e fundit “ndezi” motorët dhe arriti ta kalonte atleten amerikane dhe të dilte e para për të fituar medaljen e artë.