Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se ai dhe e dashura e tij prej kohësh, Georgina Rodriguez, janë martuar.
Ylli 39-vjeçar e bëri deklaratën për partneren gjatë një videoje stërvitjeje për markën e tij të fitnesit, Whoop, e cila u shpërnda në Instagramin e kompanisë më 29 korrik.
Gjatë intervistës në palestrën e shtëpisë së tij, ai ndau disa nga gjërat që bën në kohën e lirë.
“Gjëja më e rëndësishme është se nuk është ajo që bëni, por duhet të bëni”, tha ai. “Kur nuk jam duke u stërvitur në klub, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi sepse mund ta shtyej atë dhe ajo mund të më shtyej mua”.