![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Zvicra e ka prekur çerekfinalen e “EURO 2024”.
Kombëtarja e drejtuar nga Murat Yakin, zhvilloi një lojë fantastike duke e mposhtur Italinë 2:0.
E pas këtij triumfi, Granit Xhaka me shokë u ‘shpërblyen’ me nga një doner, ani se për lojtarët ky ushqim është tejet kalorik dhe i yndyrshëm, por duket se kësaj here lojtarët helvetikë i thyen rregullat.
Kundërshtari i kombëtares zvicerane në çerekfinale, pritet të luajë ndaj fituesit të ndeshjes Angli-Sllovaki.