Sot shënohen 16 vjet nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës nga Kuvendi me 120 anëtarë, i cili shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.
Propozimi me titull “Europa” u miratua më 11 qershor 2008, në një seancë të veçantë, si himn shtetëror me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime.
Kur u propozua melodia e autorit Mendi Mengjiqi, himni përmbante edhe vargje të shkruara, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e ish-presidentit Martti Ahtisaari, komisioni përzgjedhës u detyrua të heqë tekstin.