Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për miqësoren e qershorit.
Lajmin e ka zbuluar klubi aktual i tyre, Rapid Bukuresht përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Ermali dhe Albioni janë ftuar nga ekipi kombëtar i Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo”, shkroi klubi rumun.
Selektori Franco Foda pritet ta bëjë zyrtare listën e miqësores së qershorit në orët në vazhdim.