Një fëmijë me origjinë italo-ukrainase po zhvillohet në akademinë e futbollit të Milanit dhe ai u prezantua nga faqja e njohur në Instagram Pro Future Stars.
Andrea Kostyuk është vetëm 12 vjeç dhe prej vitesh shënon shifra të pabesueshme, edhe për këtë moshë ku shënohen shumë gola në ndeshjet e tyre.
Kostyuk në këtë sezon ka shënuar 238 gola në 41 ndeshje të luajtura dhe është interesant fakti se ky sezon është më i dobëti i tij për sa i përket golave.
Në sezonin 2021/22, ai shënoi 265 gola dhe ishte veçanërisht i pabesueshëm në sezonin e fundit, kur shënoi 295 gola.
Në total, ai ka shënuar 791 gola në tre sezonet e fundit dhe për ta bërë gjithçka edhe më mbresëlënëse, ka dhuruar edhe 242 asistime.