Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Këshilla»Pesë mënyra të thjeshta për qetësimin e ankthit
Këshilla

Pesë mënyra të thjeshta për qetësimin e ankthit

25. April 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Megjithëse mund t’ju tingëllojë si një sëmundje e viteve të fundit, ankthi, depresioni apo të tjera të kësaj familje, ato kanë ekzistuar edhe  më herët.

Sipas të dhënave të vitit 2018 në të gjithë botën janë 970 milion persona që vuajnë nga këto lloje të çrregullimeve mendore.

Në këtë shifër rreth 584 milionë prej tyre vuajnë vetëm nga depresioni dhe ankthi.

Duke marrë parasysh këtë përhapje të madhe të këtyre sëmundjeve, përtej mjekimeve ekspertët këshillojnë edhe kujdesin personal për shëndetin mendor.

E rëndësishme sipas tyre është të merrni masa për kontrollin e mënyrës tuaj së të menduarit.

Me disa truke të lehta do të mund të përmirësoni humorin tuaj në çdo kohë.

Qetësoni mendjen

Shkaktar për gjendjen e vazhdueshme të ankthit është pa dyshim mënyra e gabuar e të menduarit.

Sipas ekspertëve, personat që ndjejnë se vuajnë nga këto çrregullime duhet të mundohen të provojnë mënyra të reja të të menduarit.

Për ta bërë këtë, ju duhet të fokusoheni vetëm në mendime që ju bëjnë të ndiheni mirë, optimistë e pozitivë.

Në këtë mënyrë do të arrini të aktivizoni një pjesë të trurit në lobin e përparmë i cili është përgjegjës për sjelljen emocionale dhe intelektuale.

Largoni frikën

Personat që vuajnë nga ankthi kanë tendencën të kenë mendime negative dhe pritshmëri të gabuara për veten e tyre.

Nëse mendoni vazhdimisht se diçka do të shkojë keq, mendimet dhe frika në kokën tuaj do të vijnë duke u shtuar.

Prandaj mundohuni ta kaloni këtë fazë duke kuptuar dhe pranuar frikën apo mendimet që ju bëjnë të ndiheni jo mirë.

Ekspertët këshillojnë përballjen me këto lloj simptomash, në mënyrë që të fitoni besim te vetja dhe të shkoni përtej sëmundjes.

Në çdo ngjarje të pakëndshme të përditshmërisë, mundohuni të vlerësoni rrethanat në të cilën ndodhi.

Ashtu edhe mundësinë që kjo situatë e pakëndshme mund të ndryshojë dhe nuk është e përhershme.

Shoqërohuni me personat e duhur

Nëse vuani nga ankthi e rëndësishme është të mos qëndroni vetëm, por të rrethoheni nga persona optimistë, të cilët ju dhurojnë një pikëpamje tjetër të menduari.

Mjekët thonë se kur dëgjoni një njeri optimist edhe mendja juaj mund ta kultivojë këtë mënyrë të menduari.

Është e rëndësishme të fokusoheni te ngjarjet pozitive dhe të jini më të hapur ndaj ndryshimeve.

Bëni një listë me të gjithë personat që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe qëndroni më shumë me ta.

Sipas ekspertëve një nga arsyet se përse ankthi është gjithnjë e më shumë në rritje, është pikërisht izolimi që njerëzit bëjnë nga njëri tjetri.

Jini aktivë

Të jesh aktiv nuk do të thotë të merresh thjesht me aktivitete sportive, por edhe të mbani mendjen të zënë me një qëllim të caktuar.

Zgjohuni çdo ditë me një qëllim për ditën tuaj dhe punoni pak nga pak për ta arritur atë.

Vendosini vetes përgjegjësi dhe detyra të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë dhe aktivë.

Shëtisni

Në ditët kur ndiheni se ankthi po ju mbyt, bën mirë që të dilni nga shtëpia dhe të bëni një xhiro në ndonjë park apo në qytetin tuaj.

Nuhasni aromën e luleve, ecni ngadalë dhe jini në kontakt me natyrën.

Këto hapa kaq të vegjël do të bëjnë që mendja dhe trupi juaj të qetësohen në vetëm pak minuta.

Gjithnjë kini parasysh të flisni sa më shumë me personat e dashur rreth këtyre simptomave, gjithashtu edhe me një mjek specialist për të marrë kujdesin e duhur./AgroWeb.org

Ankthi
Share. Facebook
Previous ArticleÇfarë ndodhi? Mbërrin ambulanca në ‘Ferma VIP’, banori niset me urgjencë drejt spitalit
Next Article Heidi dhe Romeo duan të dalin nga shtëpia e BBVA

Related Posts

Gjesti befason banorët me veprimin e tij qesharak: Fillon puth murin

18. März 2025

Bëni këtë ndryshim të thjeshtë në larjen e flokëve për t’i bërë më të shëndetshëm

6. Februar 2025

Marramendja e shpeshtë: Shkaku i saj dhe si ta menaxhoni

6. Februar 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.