Pasagjerë janë detyruar ta hapin derën e emergjencës për shkak se “Wizz Air” i ka mbyllur për 3 orë brenda aeroplanit pa ajër në aeroportin e Prishtinës.
“Po prisnim të niseshim për në Luton, por na mbajten mbyllur, skishte ajër dhe hapem derën e emergjencës”, shkruan qytetari në JOQ Kosova.
Të mbyllur brenda në aeroplan në “Aeroportin e Prishtinës” udhëtarë nuk u servuan as me pije e ushqim, madje as tualeti nuk kishte kushte të përdorej.
Të njëjtit nuk kishin asnjë informacion nga kjo kompani dhe nga aeroporti se çfarë po ndodhte me ta.
Sfidë tjetër për këta qytetarë, mbetet edhe puna që kanë lënë atje, e që mund ta humbasin për shkak pamundësisë të paraqiten me kohë.