Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin dhjetor 2023. Inflacioni mujor ishte 0,3% në muajin janar 2024.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,8% në muajin janar 2024, krahasuar me muajin janar 2023.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemë (13,6%); peshk (9,7%); perime (9,3%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (7,5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (7,2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (7,0%); prodhime ushqimore (6,5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,1%); gazeta, libra dhe materiale për zyrë (5,3%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,3%); veshje (3,8%); shërbime hoteliere (2,9%); kafe, çaj dhe kakao (2,9%); duhan (2,7%); bukë dhe drithëra (2,0%); dhe mish (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,8% në IHÇK.