Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një grua në Malishevë, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj e mitur.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
· Malishevë 12.02.2024 – 15:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj viktimës femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.