Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, pasi e njëjta kishte sulmuar të dashurin fizikisht, po ashtu i kishte marrë veturën, portofolin me para dhe dokumentet personale.
Policia ka arritur të gjejë të dyshuarën, ndërsa gjësendet i janë kthyer viktimës.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje dhe vjedhje”.
“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femër po ashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.