Një pasagjer i një linje ajrore amerikane dyshohet se ka kafshuar një stjuardesë gjatë fluturimit, duke detyruar aeroplanin të kthehej në Tokio.
Fluturimi ANA 181 u nis nga Aeroporti Haneda i Tokios, por u rikthye pas një ore aty edhe pse destinacion kishte Seattlen.
Pasagjeri është arrestuar kur aeroplani aterroi.
Stjuardesa pësoi lëndime të vogla, shkroi CNN.
Nuk është hera e parë e një kafshimi në aeroplan. Në vitin 2022, dy pasagjerë u gjobitën për goditje dhe kafshim të ekipit dhe pasagjerëve të tjerë.