Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

15. Juni 2025

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

15. Juni 2025

Izrael: Plazhet e Tel Avivit mbeten plot

15. Juni 2025

Olta Gixhari shkëlqen në Romë me një paraqitje elegante dhe sensuale

15. Juni 2025

Gjashtë lloje frutash që duhet t’i hani për shëndet më të mirë

15. Juni 2025

U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë

15. Juni 2025

Dafina Zeqiri thotë se mezi pret ta mbajë në krah të birin

15. Juni 2025

Krejt çka rrezikon Evropa nëse bllokohet Ngushtica e Hormuzit nga Irani

15. Juni 2025

Era Istrefi këndon në SHBA, atmosfera e jashtëzakonshme

15. Juni 2025

WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone

15. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
12 minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi: Dy prej tyre me lëndime të rënda në sy
Lajme

12 minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi: Dy prej tyre me lëndime të rënda në sy

17. Januar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

12 minatorë të Treçës janë lënduar nga acidi.

Për pasojë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze dhe aktualisht po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi.

Dyshohet që një cisternë ka shpërthyer, dhe minatorët kanë rënë në kontakt me të.

Kurse, Destan Kërleshi nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka theksuar se minatorët janë lënduar gjatë transportimit me ashensor të acidit sulfurik.

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës në një komunikatë për media ka bërë të ditur se disa prej minatorëve, kanë lëndime më të rënda.

“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë”, thuhet në komunikatë.

“Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, thuhet më tutje.

“Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, përfundon komunikata.

Nuk dihet ende se si ka ardhur deri te rrjedhja e acidit.

Kohë më parë minatorët e Trepçës patën mbajtur greva për kushtet e punës. Megjithatë, më vonë kishin arritur një marrëveshje me ministrinë dhe greva ishte ndalur.

Grevistët për 10 ditë kishin qëndruar në minierë, duke kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen.

Minatorët që ishin në grevë kanë kërkuar përmirësim të kushteve të punës, paga të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Për gjatë këtyre ditëve, shumë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë se Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Sindikata e Minatorëve të Trepçës
Share. Facebook
Previous ArticleNdalohet riqarkullimi i 500-ëshes në Kosovë
Next Article “Shqipëria dhe Kosova është me ty”, mbërrin droni i parë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Related Posts

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

15. Juni 2025

U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë

15. Juni 2025

Vdekja e dyshimtë në Pejë, prokuroria nis hetimet

15. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem u kërkon stafit të strehohet, lejon largimin e familjarëve

Read More

Vetura godet motoçiklistin në Fushë Kosovë

Read More

Izrael: Plazhet e Tel Avivit mbeten plot

Read More

Olta Gixhari shkëlqen në Romë me një paraqitje elegante dhe sensuale

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.