Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

18. Juni 2025

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

18. Juni 2025

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

18. Juni 2025

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Rita Ora bën një gjest të veçantë ndaj Taynës

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Trixa shijon diellin në SHBA

18. Juni 2025

Erdogan: Irani po mbron veten

18. Juni 2025

Rusia kërcënon SHBA-në: Mos guxoni as ta mendoni për ta ndihmuar Izraelin…

18. Juni 2025

Gresa Pallaska përfundon në spital

18. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Vuçiq thotë se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit
Lajme

Vuçiq thotë se Serbia do t’i shpenzojë 740 milionë euro për pajisje ushtarake këtë vit

13. Januar 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Seria do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake.

Lideri serb i bëri këto komente vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, e cila do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.

“Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar”, tha Vuçiq.

Ai njoftoi se gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ato para janë ndarë përveç 360 milionë eurove të ndara në buxhetin e Serbisë për armatim shtesë, tha Vuçiq.

“Kur t’i bashkoni të gjitha këto, do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”, tha Vuçiq.

Duke folur për vendimin e SHBA-së për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse, Vuçiq tha se kjo lëvizje është në kundërshtim me Rezolutën 1244, e cila, shtoi ai, nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.

“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë. A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

Më herët, më 11 janar, presidenti shprehu “zhgënjim të madh” me njoftimin e SHBA-së se miratoi kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave Javelin, pasi vendimi iu kumtua nga ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Aleksandar Vucic
Share. Facebook
Previous ArticlePërfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore
Next Article Tërmet në Shqipëri, dridhjet u ndjenë në Tiranë dhe disa qytete të tjera

Related Posts

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

18. Juni 2025

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

18. Juni 2025

Nëna nga Prishtina që po “lufton” me sistemin maqedonas, kërkon kujdestarinë e fëmijëve të saj

18. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Vedat Bajrami feston ditëlindjen, kaq vite mbushi sot

Read More

“Ishte si apokalips” – Britanikja që i mbijetoi sul’mit iranian në Tel Aviv rrëfen momentet e tmerrshme

Read More

U aludua se është në një lidhje me futbollistin Yamal, influencerës 30 vjeçare i ndodh e papritura

Read More

Ky është personi që dyshohet se e sulmoi me çekiç qytetarin para Gjykatës në Suharekë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.