Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se masat e ajrit me origjinë polare do ta përfshijnë vendin gjatë gjithë javës së ardhshme, duke kushtëzuar mot të ftohët dhe reshje shiu dhe bore.
“Temperatura dimerore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore”.
“Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjitë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në raportin e IHMK-së.