Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

4. June 2025

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

4. June 2025

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

4. June 2025

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

MrBeast thyen rekord të ri botëror, kaq abonentë i arriti në Youtube

4. June 2025

Naim Murseli paraqitet në gjykatë, rrethohet nga forca të shumta policore

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

“Lule a therrë”- Santiana provokon keq me këtë veshje

4. June 2025

Xheneta Fetahu rikthehet si opinioniste në programin ku u përjashtua

4. June 2025

Don Xhoni ia plotëson dëshirën të moshuarës, e shëtiti me Lamborghini

4. June 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Lajme»Ekspertët: Do të mundësohet identifikimi i personave dhe mjeteve që përdoren në krime dhe siguria në komunikacion
Lajme

Ekspertët: Do të mundësohet identifikimi i personave dhe mjeteve që përdoren në krime dhe siguria në komunikacion

7. January 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Tejkalimi i shpejtësisë në komunikacion dhe aksidentet e shpeshta që shpesh përfundojnë me lëndime e nga një herë edhe me fatalitet, janë rastet të cilat po vazhdojnë të ndodhin në rrugët e Prishtinës.

Për këtë e shumë arsye të tjera së shpejti në kryeqytet do të vendosën kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale.

Ekspert të komunikacionit vlerësojnë se vendosja e kamerave në rrugët e kryeqytetit, por edhe në rrugët tjera nacionale, do të ndikonte në parandalimin e aksidenteve në trafik.

Lidhur me këtë eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha për Arbresh.info se me vendosjen e këtyre kamerave inteligjente do të mundësohet identifikimi i personave fizik me të kaluar kriminale si dhe do të mundësohet edhe parandalimi i krimit.

“Vendosja e kamerave inteligjente nënkuptojmë identifikimin e personave fizik me të kaluar kriminale, parandalimin e krimit dhe identifikimin e personave dhe mjeteve që përdoren në krime si dhe për siguri në komunikacion ku marrja e të dhënave dhe përpunimi i tyre bëhet shumë shpejtë.”, tha ai.

Gjithashtu ai pohon se kamerat me pranimin e informacioneve të dërgohen në bazë dhe ekspertët e fushës së sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion të marrin masat e nevojshme.

Sipas tij, rezultati më i madh do të jetë në siguri publike.

“Kamerat me pranimin e informacioneve të dërgohen në bazë sigurisht se ekspertët e fushës së sigurisë publike dhe sigurisë në komunikacion kanë mundësi t’i marrin masat e sigurisë. Rezultate më të mëdha do të jetë në siguri publike, mos të harrojmë se siguria e komunikacionit është pjesë e sigurisë publike.”, përfundoi ai.

Arbresh.info ka realizuar një vox-pop me qytetarët të cilët janë shprehur se vendosja e kamerave inteligjente sipas tyre janë një siguri për qytetarët e vendit dhe se do të ndihmojë shumë në zbardhjen e krimeve në qytet.

“Ato kamera janë të mira me u vendos, ajo kishte me qenë shumë një vepër e mirë dhe do të ishte 100 për qind një masë parandaluese.”, u shpreh një qytetar.

E një qytetarë tjetër shprehet se vendosja e këtyre do të duhej të ishte vendosur kohë më parë dhe se këto kamera të mos vendosen vetëm në kryeqytet por edhe në vende të tjera.

“Kjo ide do të duhet të kishte qenë më herët, këto kamera do të duhej të vendosen edhe në rrugë të tjera jo vetëm në qendër të kryeqytetit.”, tha një qytetarë.

Ndryshe, për herë të parë në Prishtinë, nga ky fillimvit do të vendosen kamerat e sigurisë të cilat do t’i monitorojë policia e vendit.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se këto kamera sipas tij kanë një inteligjencë të lartë artificiale, dhe janë prodhim amerikano–kanadez, të cilat do të ndihmojnë që përmes policisë, të bëhet identifikimi i personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vijë të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak./ Arbresh.info/

136

Prishtina
Share. Facebook
Previous Article“Lumturia është gjithçka”, Luana Vjollca vjen me poza të nxehta nga pushimet
Next Article Adri zgjedhet kapiten i javës

Related Posts

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

4. June 2025

Shpërthim i fuqishëm në oborrin e minierës “Trepça” në Stan Tërg

4. June 2025

Agim Bahtiri shkakton të qeshura, propozon prerjen e një Kurbani për t’u “kthjellë” opozita

4. June 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Era “përvëluese”, publikon pamje nga xhirimet e “Kitty-t”

Read More

Këngëtarja e njohur diagnostikohet me kancer të gjirit

Read More

Kush ishte Tijana Radonjiç? Modelja serbe që ra nga parashuta në Mal të Zi

Read More

Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.