Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi Thesprotinë të premten në mbrëmje rreth orës 23:52, 5/1 me orën greke.
Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik.
Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiat dhe Janinë, por edhe në Konispol dhe në Shqipëri.