Basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka qenë në një turne në Evropë gjatë disa javëve të fundit, gjatë të cilit vizitoi Kroacinë dhe Malin e Zi, dhe e përfundoi udhëtimin e tij në Greqi.
Në Greqi, Jordan e promovoi markën e tij me disa yje të NBA-së si Luka Doncic dhe Zion Williamson, dhe gjatë qëndrimit të tij në këtë vend tregoi edhe një anë tjetër.
Konkretisht, gjatë një daljeje në një restorant në Athinë, Jordan u la bakshish të gjithë punonjësve një shumë të madhe parash për shkak të shefit të kuzhinës, i cili përgatiti një darkë padyshim të shkëlqyer.

Menyja bazohej kryesisht në prodhime deti dhe shije tradicionale greke, dhe Jordan duket se e shijoi shumë dhe la një bakshish prej 10 mijë eurosh, shkruan Eurohoops.





