Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Vuani nga këto sëmundje? Trupi juaj ka nevojë urgjente për vitaminën e jetëgjatësisë, ja ku e gjeni
Këshilla

Vuani nga këto sëmundje? Trupi juaj ka nevojë urgjente për vitaminën e jetëgjatësisë, ja ku e gjeni

19. Januar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Problemet e zemrës, diabeti dhe osteoporoza janë tregues të pamjaftueshmërisë së vitaminës K.

Për më tepër, njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine kanë kocka me densitet të ulët.

Kohët e fundit, studiuesit janë angazhuar për të shqyrtuar dhe vlerësuar, vlerat e anashkaluara të kësaj vitamine të rëndësishme.

Një pjesë e madhe e popullsisë globale vuan nga pamjaftueshmëria e kësaj vitamine.

Vitamina K tretet në yndyrë dhe luan një rol kritik në mbrojtjen e zemrës, forcimin e kockave, optimizimin e nivelit të insulinës dhe mpiksjen e duhur të gjakut. Vitamina K është një shtesë e rëndësishme e vitaminës D.

Nga të tre llojet e kësaj vitamine, K2 është padyshim më e mira. Burimi ideal i kësaj vitamine janë ushqimet e fermentuara, por ajo duhet të shoqërohet me yndyrna që të përthithet siç duhet nga trupi.

Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se sasitë e përshtatshme të vitaminës K janë të rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, të kockave, diabetit,  madje edhe sëmundjes së Alzheimerit. Nëse jeni të prekur nga një prej këtyre sëmundjeve, duhet të konsultoheni me një mjek përpara se të merrni një suplement të vitaminës K.

Vitamina K2 mbron zemrën

Vitamina K2 ndihmon në parandalimin e forcimit të arterieve, që është një faktor në shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe infarktit. Studimet kanë treguar se vitamina K2 e mban kalciumin larg enëve të gjakut ku dëmi është më i madh. Sipas tyre, vitamina K2 është ajo që duke ndërvepruar me vitaminën D parandalon kalcifikimin e arterieve koronare dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Vitamina K2 parandalon osteoporozën

Mënyra më e mirë për të pasur kocka të shëndetshme është të ushqeheni me produkte të freskëta dhe të papërpunuara që maksimizojnë përthithjen e mineraleve natyrale. Vitamina K2 është një nga ushqyesit më të rëndësishëm për përmirësimin e dendësisë së kockave. Ajo shërben si ngjitës biologjik që bashkon kalciumin dhe mineralet e tjera të rëndësishme në përbërjen e kockave. Deri më tani janë regjistruar shumë studime të rëndësishme shkencore për efektet mbrojtëse të vitaminës K2 kundër osteoporozës. Nëse nuk mjaftojnë këto arsye për konsumin e vitaminës K2 atëherë mendoni për optimizimin e funksioneve të zemrës dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Këto procese kërkojnë shumë energji por edhe enë gjaku fleksibël.

Kush ka nevojë për vitaminë K?

Nëse dikush në familjen tuaj është prekur nga osteoporoza ose sëmundjet e zemrës, atëherë duhet ta përfshini vitaminën K në ushqimet tuaja. Duhet të konsumoni më shumë se gjysmë kilogrami barishte të gjelbra si spinaqi në ditë për të përfituar këtë vitaminë. Megjithatë, mos harroni që pavarësisht vlerave kaq të rëndësishme, nëse tashmë vuani nga sëmundjet e zemrës, vitamina K do ju vijë në ndihmë kundër kalçifikimit të enëve të gjakut. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm barishte dhe zarzavate, atëherë duhet të merrni më shumë vitaminë K.

Pamjaftueshmëria e kësaj vitamine mund të shkaktohet edhe nga: ushqyerja e keqe, koliti, sëmundjet e mëlçisë që ndërhyjnë kundër akumulimit të vitaminës, antibiotikët, ilaçet kundër kolesterolit, aspirina dhe probleme të tjera që ndërhyjnë në përthithjen natyrale të ushqyesve./Agroweb

Vitamina
Share. Facebook
Previous ArticleGazeta spanjolle me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën
Next Article Elza që e zuri kulmi i objektit të komunës së Prishtinës është motra e deputetes së VV-së, ky është reagimi i saj

Related Posts

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

18. November 2025

Gripi sezonal, ISHP apelon për masa higjienike

13. November 2025

A ju lagen dritaret sapo të ftohet moti? Ky truk kundër kondensimit vërtet funksionon!

8. November 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.