Këngëtarja kosovare, Vesa Luma, është shprehur falënderuese ndaj të gjithë njerëzve që morën pjesë në koncertin recital të saj që mbrëmë u mbajt në zemër të Tiranës.
“Pikë Vese” quhej recitali që u mbajt pas shumë vitesh pauze të këngëtares.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se është ende e mpirë nga emocioni që mori mbrëmë.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
“Dua t’ju them FALEMDERIT nga zemra gjithë ju që ishit mbrëmë në sallën e TOB, që më dhuruat emocionet ma të forta dhe që më mbushët me dashuri, sërish!”, ka thënë Luma.