Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të Ri.
Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.
“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, ka shkruar Veliaj.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png