Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e njerëzve kundër infeksionit seksual të transmetueshëm gonorre.
Vaksina nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë, transmeton klankosova.tv.
Fokusimi do të jetë kryesisht te burrat homoseksualë dhe biseksualë me histori partnerësh seksualë të shumtë ose me infeksione të transmetueshme seksualisht.
Vaksina është 30-40% efektive, por spitali kombëtar britanik, shpreson se do të ndihmojë në uljen e numrit të rritjes së infeksioneve.
Në vitin 2023, u regjistruan më shumë se 85,000 raste, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1918.






