Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

18. Februar 2026

Eliminimi i radhës në BBVA

18. Februar 2026

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

18. Februar 2026

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

16. Februar 2026

Tayna shfaqet në të kuqe dhe jep mesazh për beqaret: “Dita e dytë është për ne”

16. Februar 2026

Pas daljes së Labit, Stefana surprizon rrjetin: bën thirrje publike për Elijonën

16. Februar 2026

Kida dhe Ajbi drejt altarit? Zbulohet kur pritet dasma

16. Februar 2026

Horoskopi për sot – Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë, punën dhe financat?

16. Februar 2026

Pas tensionit në “Opinion”, Blendi Fevziu sqaron çfarë ndodhi mes Buzhalës dhe Rexhajt

13. Februar 2026

Ndarje në horizont? Lumbi B fshin fotot me Mirandën nga rrjetet sociale

13. Februar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Tre vende njohin Palestinën, SHBA shpreh shqetësimin
Botë

Tre vende njohin Palestinën, SHBA shpreh shqetësimin

23. Mai 20242 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

“Izraeli po izolohet ndërkombëtarisht”. Ky është shqetësimi i shprehur nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Deklarata e Sullivan vjen si reagim i njoftimit të tri shteteve europiane, Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit të Palestinës.

“Si një vend që qëndron fuqishëm në mbrojtje të Izraelit në forumet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, ne sigurisht kemi parë një kor në rritje zërash, duke përfshirë zëra që më parë kanë qenë në mbështetje të Izraelit, të lëvizin në një drejtim tjetër.

Kjo është shqetësuese për ne, sepse ne nuk besojmë se kjo kontribuon në sigurinë ose vitalitetin afatgjatë të Izraelit. Pra, kjo është diçka që kemi diskutuar me qeverinë izraelite”, tha Sullivan.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë shpeshherë thirrje Izraelit për një zgjidhje me dy shtete, diçka të cilën Benjamin Netanyahu e kundërshton ashpër. Mirëpo, në të njëjtën kohë SHBA-ja kërkon nga Tel-Avivi që të mposhtë Hamasin.

“Hamasi mposhtet me strategji. Jetët e civilëve duhen mbrojtur. Ndihmat humanitare duhet të lejohen”, shtoi ai.

Sakaq, tanket izraelite kanë avancuar në zemër të Rafah. Sulmet e fundit të Tel-Avivit janë më intensive në qytetin jugor të Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën në Rafah. Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë qytetin e Rafah për të çrrënjosur batalionet e fundit të luftëtarëve të Hamasit që beson se janë strehuar atje.Zyrtarët shëndetësorë dhe banorët thonë se zona të tëra banimi janë shkatërruar dhe dhjetëra njerëz janë vrarë në operacion, në një zonë ku Izraeli tërhoqi forcat e tij pasi pretendoi se kishte “çmontuar” Hamasin në janar. Izraeli thotë se është dashur të kthehet për të parandaluar Hamasin që të rithemelohet atje./abcnews.al

Izraeli
Share. Facebook
Previous ArticleE&N Dent: Ordinanca Stomatologjike që sjell buzëqeshjen e përsosur
Next Article Pse meshkujt janë më të rrezikuar nga diabeti sesa femrat?

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

U panë bashkë në Shën Valentin? Ish-çifti i BBV ndez sërish dyshimet për rikthim

Read More

Eliminimi i radhës në BBVA

Read More

Tensionet vazhdojnë pas BBVK: Labinot Rexha në përplasje me Leonora Jakupin

Read More

“Thyhet akulli” jashtë shtëpisë? Familjarët e Brikenës dhe Mateos japin sinjal në Instagram

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.