Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtare policore është sulmuar ditën e premte në Ferizaj.
I dyshuari që ka sulmuar policen ka ikur nga vendi i ngjarjes .“Rr. Adem Jashari, Hani i Elezit 04.07.2025 – 16:40. Viktima femër kosovare zyrtare policore, deri sa ishte në kryerje të detyrës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ka arrit të arratiset. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.






