Blogerja e njohur e “TIkTok” dhe krijuesja e serialit “Club Rat”, Eva Evans, ka ndërruar jerë më 20 prill në moshën 29-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e saj Lila Joy Baumgardner në Instagram.
Asgjë nuk është bërë publike për shkakun e vdekjes së Evans. Ajo kishte grumbulluar rreth 300,000 ndjekës në Tiktok, ku ndau mendime dhe histori nga jeta e saj në qytetin e Nju Jorkut, transmeton Indeksonline.
Evans gjithashtu debutoi edhe në aktrim në serialin “Club Rat”, i cili u transmetua në Amazon Prime.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png