Close Menu
Infoline News
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Transformimi i papritur i Edona James habit fansat

15. Januar 2026

‘Shehrazadja’ 43 vjeçe në top formë

15. Januar 2026

Ja si dukej Mozzik para 13 viteve

15. Januar 2026

Skenat hot me Limin, Edi e ka veç një fjalë për Dolcen

15. Januar 2026

Drenusha paraqitet me veshjen e saj leopard

15. Januar 2026

Erjola ‘çmend’ ndjekësit me veshjen provokuese

15. Januar 2026

Rikthim i fortë! Fjolla çmend rrjetin

15. Januar 2026

“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashkëjetesën me Limin

15. Januar 2026

‘Burri më i lumtur në botë’, Blero flet pas dasmës

13. Januar 2026

Pas puthjes, Lim Hoti dhe Dolce në momente intime në BBVK, pamjet virale

13. Januar 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline News
Rusia dhe Ukraina kryejnë su’lme ndaj njëra-tjetrës
Botë

Rusia dhe Ukraina kryejnë su’lme ndaj njëra-tjetrës

12. März 20252 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.


Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.

Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.

Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi. Kanali në Telegram, The Krymsky Veter, raportoi për shpërthime të fuqishme dhe lëshim të alarmeve paralajmëruese për sulme në qytetet në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pranë objekteve të ushtrisë ruse.

Rusia, ndërkaq, tha se ka bërë përparime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut, teksa Moska po tenton të dëbojë forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të territorit rus që nga gushti i vitit të kaluar.

Sulmet u kryen pasi Ukraina shprehu gatishmëri për të pranuar propozimin amerikan për zbatimin e një marrëveshje të përkohshme armëpushimi, me kohëzgjatje për 30 ditë, teksa SHBA-ja ka thënë se tani është në dorën e Moskës që të pajtohet në mënyrë që të hyjë në fuqi armëpushimi. /REL/

Share. Facebook
Previous ArticleDuda Balje del në foto e mbuluar për Ramazan
Next Article Xheneta ka një dilemë: Nuse në katund apo nuse në Zvicër?

Related Posts

Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht, qytetari e puth dhe e prek

5. November 2025

SHBA-ja e nxjerr në shitje superjahtin e konfiskuar rus

10. September 2025

Skandal i ri rreth Elon Musk: Influencuesja e njohur thotë se ka fëmijë me miliarderin, përballet me dëbim dhe ulje të pagesës së ushqimit

21. August 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Transformimi i papritur i Edona James habit fansat

Read More

‘Shehrazadja’ 43 vjeçe në top formë

Read More

Ja si dukej Mozzik para 13 viteve

Read More

Skenat hot me Limin, Edi e ka veç një fjalë për Dolcen

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2026 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.