Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të papritur në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re në jetën e saj.
Në një foto që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Ronela shfaqet në plazh, e buzëqeshur pranë një mashkulli misterioz. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, pasi në imazh dallohet vetëm pjesa e pasme e kokës dhe flokët, gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre kanë ngjallur dyshime se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Këngëtarja nuk e ka etiketuar personin në fjalë, as ka shoqëruar postimin me ndonjë mbishkrim sqarues, por kjo nuk i ka ndalur komentet nga ndjekësit e shumtë që kanë “zbuluar” menjëherë një lidhje të mundshme.







